Pija që e rrit rrezikun nga diabeti

  • 26 October 2016 - 18:11
Pija që e rrit rrezikun nga diabeti

Një grup shkencëtarësh suedezë kanë demantuar pohimin se pijet dietetike parandalojnë diabetin. Për më tepër, shkencëtarët suedezë nga Instituti "Karolinska" kanë konstatuar se mjaftojnë dy gota të këtyre lëngjeve në ditë, për ta rritur më shumë se dyfish rrezikun nga diabeti. Ata besojnë se pijet pa kalori na bëjnë që të ndihemi më të uritur, gjë që na detyron të konsumojmë sheqerin që gjendet në ushqimet grimcuese, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekspertët po ashtu mendojnë se ëmbëltuesit artificialë, kur të përzihen me bakteret e lukthit tonë, mund të bëhen shkaktarë të diabetit. Udhëheqësja e studimit, Josefina Lofvenborg, ka konstatuar se pijet dietetike e rrisin apetitin, gjë që ndikon në rritjen e peshës trupore.

(Kosova Sot)