Hiqni qafe dhimbjet në gjunjë me këto dy ushqime

  • 27 October 2016 - 08:11
Hiqni qafe dhimbjet në gjunjë me këto dy ushqime

E fikasitet i vajit të xhenxhefilit dhe peshkut i vërtetojnë pacientët që vuajnë prej dhimbjeve në gjunjë, pa marrë parasysh moshën apo shkasin e dhimbjeve në këtë nyjë të madhe. Dhimbjet në fakt nuk është e thënë që gjithmonë të shfaqen si pasojë e shpenzimit të nyjës, e cila është karakteristikë për personat e moshuar. Nganjëherë dhimbjet shfaqen si pasojë e ngarkimit të tepërt të trupit, por kjo mund të jetë edhe trashëgim,raporton Gazeta Kosova Sot

Një nga mjekët më të njohur gjerman, mjeku Bankhofer thekson se edhe aplikimi i vajit të kamomilit, kantarionit, ullirit dhe "yndyrës së tigrit" aziatik mund të jetë shumë efektiv në shërimin e dhimbjeve. Çështja është se kujt çfarë i përshtatet, prandaj në fillim duhet aplikuar efektin e melhemeve e më pas ta zgjidhni atë të duhurin. Edhe rrënja e xhenxhefilit ndihmon në heqjen e dhimbjeve. Ilaçi përgatitet duke prerë nga rrënja e freskët e xhenxhefilit, e shtypni dhe me të përgatisni një kompresë për ta lidhur gjurin. Njëkohësisht, edhe konsumimi i çajit ka efekt. Pos kësaj, në trup duhet ta kyçni edhe peshkun - skumbrinë, harengën dhe salmonin. Këto lloje të peshkut janë të pasura me aminoacide omega-3, që njëkohësisht forcojnë nyjat. 

(Kosova Sot)