Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit kundër gurëve në veshka

  • 28 October 2016 - 19:33
Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit kundër gurëve në veshka

Gurët në veshka janë problem me dhimbje, e puna e mirë është se ekzistojnë shumë ilaçe natyrale, që me ndihmën e tyre ky problem mund të zgjidhet. Simptomat e gurëve në veshka janë plot dhimbje, e derisa simptomat të shfaqen, dhimbje nuk ka pothuajse fare. Dhimbja mund të shfaqet në pjesën e poshtme të stomakut, në shpinë dhe poshtë brinjëve. Pos dhimbjeve, mund të shfaqen edhe nevoja për urinim të shpeshtë, aromë të fortë të urinës, ndryshim në ngjyrën e urinës dhe mundime dhe dhimbje gjatë urinimit. Një nga ilaçet më efektive për gurët në veshkë, që përdoret tash e 300 vjet, është që të përdorni përzierjen e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit,raporton Gazeta Kosova Sot

TRETMANI ME LËNG LIMONI DHE VAJ ULLIRI Kur ky tretman është në pyetje , atë e kanë provuar shumë njerëz dhe kanë vërtetuar efektin. Krejt çfarë duhet të bëni është të përzieni 0,25 ml lëng të shtrydhur limoni, me të njëjtën sasi të vajit të ullirit dhe e pini me sasi të barabartë të ujit. Këtë përzierje e pini 2-3 herë në ditë, derisa gurët të dalin nga veshka, e për këtë nevojiten 1-3 ditë. 

(Kosova Sot)