Ushqimet për shërim natyral të anemisë

  • 28 October 2016 - 23:54
Ushqimet për shërim natyral të anemisë

Jeni të zbehur dhe pa vullnet? Shpesh vuani nga dhimbjet e kokës? Zakonisht ndiheni të lodhur dhe të plogësht? Këto janë simptoma të anemisë dhe në vijim ju paraqesim ushqimet që ju ndihmojnë ta përballoni këtë gjendje.,raporton Gazeta Kosova Sot

SPINAQI Kur dikush ta përmend hekurin, spinaqi me siguri është asociacioni i parë. Kjo perime e gjelbër është e pasur edhe me kalcium, vitamina A, B9, C dhe E si dhe me fibra dhe betakarotinë. Gjysmë gote spinaq të zier përmban 3,2 mg hekur, që plotëson 20 për qind të nevojave ditore për këtë mineral.

Image

 

PANXHARI Falë hekurit, panxhari ndihmon në shërim të qelizave të kuqe të gjakut dhe oksigjenimin e gjithë organizmit. Bëhet fjalë për ushqimin që më së shpeshti ndikon në shërimin nga anemia. Mund ta konsumoni të papërpunuar, të qëruar, në sallatë me karotë dhe perime të gjelbra, spec dhe domate.

Image

 

SHEGA Bëhet fjalë për pemën vjeshtore që është e pasur me hekur dhe vitamina C, kështu që duhet ta konsumoni më shpejt. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon simptomat e anemisë si marramendjet, plogështinë dhe lodhjet. Çdo ditë së paku hani një shegë.

Image

 

LAKRA E BRUKSELIT Kokat e vogla që duken të ngjashme me lakrën, njihen me shumë emërtime, ndërsa që janë ushqimi i përsosur për stinën e dimrit. Janë burim i mirë për antioksidues, vitamina, folate dhe fibra dhe janë të pasura me hekur. Konsumojini sa më shpesh në mënyrë që të parandaloni lodhjen dhe plogështimin.

Image

 

RRUSHI I THATË Kjo pemë e thatë është shumë e pasur me hekur dhe mund ta shtoni në "smoothie", jogurt, bollgur ose sallatë, si pjesë e ekuilibrit të ushqimit. Për ta nxitur absorbimin e hekurit në organizëm, rrushin e thatë e kombinoni me ushqimet të cilat janë të pasura me vitaminat C.

Image

 

KOKRRAT E SOJËS Edhe një ushqim i mirë për ata që vuajnë nga anemia është soja. Kokrrat e sojës përmbajnë edhe yndyra të mira, fibra dhe proteina. A e keni ditur që një gotë me kokrra të freskëta të sojës përmban pothuajse gjysmën e nevojave ditore për sasinë e hekurit? 

Image

 

(Kosova Sot)