Arrat mund ta parandalojnë kancerin e pankreasit

  • 30 June 2015 - 22:58
Arrat mund ta parandalojnë kancerin e pankreasit

Konsumimi i një grushti arra, dy herë në javë, mund ta zvogëlojë rrezikun nga kanceri i pankreasit, shkruan “Daily Mail”.

Një studim i ri, i bërë në Shkollën e Shëndetit publik, pranë Universitetit të Harvardit, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 75.000 femra, ka treguar se konsumimi i arrave si zamër të paktën dy herë në javë mund të mbrojnë nga disa lloje të kancerit. Arrat prodhojnë enzime të cilat e stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak, e para së gjithash preferohen për duhanpirësit, të cilët janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje. Përndryshe, nga diabeti çdo vit në Britani sëmuren rreth 8000 njerëz. Arrat janë pemë me gëzhojë, ku bashkë me pemët e tjera nga ky grup, paraqesin alternativë të shëndetshme ndaj ushqimeve grimcuese, sikur që janë çipsi dhe të tjerat, meqë janë natyrore dhe nuk trashin. Arrat në të kaluarën janë përdorë shumë te ne, sidomos gjatë dimrit, por tani për shkak të kostos relativisht të lartë të tyre, ka ardhur deri te rënia e përdorimit.

(Kosova Sot)