Joga për kontroll të shtypjes së gjakut

  • 01 July 2015 - 12:55
Joga për kontroll të shtypjes së gjakut

Analizat e shumë rezultateve tregojnë se praktika e jogës ndikon në uljen e shtypjes së gjakut. Shkencëtarët gjermanë nga Universiteti ‘Duisburg-Essen’ pohojnë se joga ndërlidhet me ndikimet pozitive te çrregullimet e ritmeve të zemrës, si dhe në stresin postraumatik.

Të dhënat e reja bazohen në të dhënat e grumbulluara prej 452 pacientëve me hipertension, prej të cilëve disa kishin praktikuar jogën për një periudhë kohore prej tetë javësh.

Ekspertët pohojnë që sidomos ata persona që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut duhet praktikuar jogën. 

(Kosova Sot)