Lamtumirë mundimeve: Artikujt që largojnë fryrjet

  • 01 July 2015 - 15:02
Lamtumirë mundimeve: Artikujt që largojnë fryrjet

Fryrja e stomakut mundon një numër të madh të njerëzve dhe shpeshherë di të zgjatë shumë. Nëse dëshironi të liroheni nga ky problem, mund ta bëni përmes këtyre ushqimeve.

Trangujt

Kjo perime e pasur me ujë hidraton organizmin dhe ndihmon ta largoni kripën, e cila shkakton fryrjen.

Grejpfruti

Një grejpfrut i madh posedon vetëm 120 kalori dhe është përplot me ujë, i cili largon materiet e panevojshme prej organizmit. Preni në pjesë të vogla dhe konsumoni ngadalë.

Çaji i gjelbër pa ëmbëltues

Falë fatit se përmban ‘epigalokatehinë galat’ (antioksidues që ndikon kundër infeksioneve dhe dhimbjeve) çaji i gjelbër tash e një kohë të gjatë përdoret në këto qëllime. Ta konsumoni të ftohtë.

Çaji nga menta apo xhenxhefili

Mund ta mbani në zyrë çajin nga menta apo xhenxhefili, madje si ndihmë të parë. Këto dy lloje të çajeve do të mund t’ju lirojnë nga gazrat dhe mund ta qetësoni stomakun. (Kosova Sot)