7 arsye për një konsumim më të madh të fikut

  • 01 July 2015 - 18:58
7 arsye për një konsumim më të madh të fikut

Fiku, pema e parajsës, e cila të përtërin, të forcon, ta ruan shëndetin dhe fshin rrudhat

Niveli i lartë i magnezit 

Magnezi është njëri ndër elementet kryesore, i cili e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ka rëndësi të madhe edhe për eshtra, imunitet, për shëndet të trurit. E stimulon shëndetin dhe vitalitetin, shëron sëmundje të ndryshme dhe dukshëm e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez sesa fiqtë e freskët.

Vitaminat dhe mineralet

Fiku është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër dhe me vitamina, si B6, C dhe me betakarotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrës dhe niveli i lartë i fibrave, më i lartë se te cilado pemë a perime tjetër, janë arsyet pse duhet ta konsumojmë sa më shpesh këtë pemë. Pektina është një fibër, e cila e zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak, derisa triptofani ndihmon te problemet me qarkullim dhe te pagjumësia.

Sheqernat natyrore

Përmbajtja e lartë e sheqernave natyrore do të sigurojnë që truri juaj të punojë më shpejt, të pranojë dhe klasifikojë më mirë informatat. Natyrisht, duhet pasur kujdes te diabetikët, me rastin e konsumimit të fiqve të tharë, meqë ata përmbajnë dy herë më shumë sheqer sesa fiqtë e freskët.

Përmbajtësit ushqyes

Fiqtë e tharë janë burim i mirë i shumë substancave ushqyese dhe paraqesin një shujtë praktike dhe të ushqyeshme, sidomos për sportistët dhe të rinjtë. Në kombinim me pemët me gëzhojë, fiqtë mund të shërbejnë si një zamër ideale. Çaji i fikut shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurin në idhcë, etj.

Sterolet e bimëve

Fiku përmban edhe sterole të bimëve, të cilët kanë ndikim pozitiv në nivelin e kolesterolit në gjak. Sterolet e bimëve, sikur stigmasteroli dhe lanosteroli, që gjenden te fiku, lidhen me molekulat e kolesterolit në zorrë, duke penguar absorbimin e tij.

Veprimi antikancerogjen

Studime të shumta kanë zbuluar te fiku disa substanca me veprim antikancerogjen, sikur që janë benzaldehidi dhe kumarina. Këto substanca është parë se janë të dobishme sidomos kundër karcinomës së prostatës dhe lëkurës.

Hidratimi

Fiku i freskët përmban deri në 80% ujë dhe 60% sheqer natyror, për këtë shkak fiqtë pengojnë edhe dehidrimin gjatë ditëve të nxehta. Shija e ëmbël e fikut përshtatet për mrekulli me shijen paksa të njelmët, sikur ajo e djathit të dhisë apo deles. Nga fiqtë e freskët mund të bëjmë komposto, pekmez, si dhe lëngje të fermentuara. 

(Kosova Sot)