Ilaçet natyrale kundër dhimbjes së veshit

  • 01 July 2015 - 23:46
Ilaçet natyrale kundër dhimbjes së veshit

Të rriturit gjithnjë e më shpesh ndiejnë dhimbje në hapësirat e veshit. Por, dhimbja e veshit më shpesh paraqitet te fëmijët, e mund të jetë e fortë dhe e butë, të zgjasë pak, por të jetë mjaft e dhimbshme. Veshi ndërlidhet me pjesën e hundës, kështu që përhap sëmundjen nga goja, fyti apo dhëmbi. Madje, edhe presioni më i vogël në veshin e mesëm mund të shkaktojë dhimbje. Disa njerëz thonë se dhimbja e veshit është një ndër dhimbjet më të këqija, por për fat ekzistojnë ilaçet natyrale të cilat shumë shpejt zbusin dhimbjet.

Hudhra

Nëse vuani nga dhimbjet e forta të veshit, ngrohni hudhrën në vajin e ullirit. E lini të ftohet, vajin e shtoni në vesh dhe e lini të qëndrojë prej 5 deri në 10 minuta, më pas e ktheni kokën që vaji të dalë nga veshi, si dhe përdorni pak pambuk për ta thithur sasinë e mbetur.

Kanella

Përzieni pak kanellë me vajin e ullirit, e më pas i ngrohni. Kur përzierja të jetë ngrohur, e largoni nga zjarri derisa të mos jetë e vakët. E përzieni, ndërsa vajin e vendosni në veshë, e lini të veprojë prej 5 deri në 10 minuta. (Kosova Sot)