Largoni ftohjet dhe viruset me Ilaçet popullore më të forta

  • 08 December 2016 - 20:18
Largoni ftohjet dhe viruset me Ilaçet popullore më të forta

Mjeku Mehmet Oz paralajmëron në disa ilaçe popullore që mund të përdoren në të mirë të shëndetit, madje edhe nëse shkaktarët e sëmundjes tashmë e kanë sulmuar organizmin,transmeton gazeta Kosova Sot.

 Mos lejoni që temperaturat e ulëta t’ju pengojnë në lëvizjen e përditshme, sepse studimet kanë treguar se njerëzit që fizikisht janë më aktiv janë më rezistues ndaj sëmundjeve sezonale. Po ashtu, duhet të flini mirë, sepse sistemit imun të fortë i nevojitet gjumi i mirë për të vepruar. Kur flasim për ushqimin që e forcon sistemin imun, nuk ka zëvendësim për pemë dhe perime. Përkujdesuni që secila pjatë të jetë me lloj-lloj ushqimesh, ngjyra të ndryshme dhe të shtoni disa arra. Në Indi për shembull kundër ftohjes është shumë popullor qumështi i verdhë, më saktësisht lëngu nga dy lugë kurkumë që treten në qumësht të ngrohtë me një gotë mjaltë.  Kurkuma nxit punën e sistemit imun. E mjalti është ëmbëltuesi i vetëm me vlera ushqyese. Spanjollët ftohjen dhe viruset i luftojnë me çajin nga hudhra, mjalti, lëngu i limonit dhe uji. 

(Kosova Sot)