Bakteri që ndihmon në humbjen në peshë

  • 03 July 2015 - 08:25
Bakteri që ndihmon në humbjen në peshë

Bakteri “Akkermansia muciniphila” që gjendet në zorrë mund ta lehtësojë kontrollin e masës trupore, kanë pohuar shkencëtarë francezë. Bëhet fjalë për bakterin që përbën 3-5 për qind të gjitha baktereve në zorrë,e ndërlidhet me ushqimin që përmban nivel të lartë të fibrave.

Pos kësaj, ndërlidhen me përqendrimin e ulët të sheqerit dhe yndyrës në gjak me një prani të vogël të insulinës. Për pasojë ka pakësimin e rrezikut për mbipeshë, diabet dhe sëmundje të zemrës, shpjegojnë mjekët nga klinika e Parisit “Pitie-Salpetriere”.

Në studim ishin përdorur të dhënat e grumbulluara nga 49 pacientë, që kishin probleme me mbipeshën. Vlerësohet se në traktin gastrointestinal të njerëzve gjenden apo jetojnë rreth 1.000 lloje të baktereve. 

(Kosova Sot)