Injektimi i ilaçit për diabet ndihmon të humbni në peshë

  • 04 July 2015 - 08:51
Injektimi i ilaçit për diabet ndihmon të humbni në peshë

Një ilaç i diabetit, i aprovuar për humbje në peshë, sipas shkencëtarëve, është zbuluar se ju ndihmon njerëzve të humbin më shumë se gjysmë kilogrami. Ilaçi është vërtetuar të jetë efektiv për një periudhë të gjatë kohore, përderisa pjesëmarrësit në studim, me ndihmën e këtij ilaçi, ia kishin dalë ta mbajnë peshën nën kontroll gjatë studimit, i cili kishte zgajtur plot një vit. “Liraglutide” është ilaç kundër diabetit, që injektohet në stomak para kafjallit.

Përmes kapacitetit të tij të humbjes në peshë, ilaçi vepron duke tkurrur apo pakësuar oreksin e një personi. Studimi ishte përhapur në 191 sajte, në 27 vende të botës, për rreth 56 javë. Pacientët që kishin marrë pjesë në studim ishin 18 vjeç e më të moshuar, dhe secili prej tyre kishte një indeks 30 të trupit, e disa edhe më të lartë. Nga 3,731 vullnetarë, rreth dy të tretave u ishte dhënë ilaçi, plus disa trajnime në mënyrë që t’i ndryshojnë vetitë apo shprehitë e tyre të jetës.

Pjesës tjetër të mbetur të pjesëmarrësve në studim po ashtu u ishin ofruar trajnimet, por në vend të ilaçit atyre u ishte dhënë placebo. Studimi ishte i “verbër”, ku as mjekët as pjesëmarrësit nuk e kishin ditur se kush kishte marrë ilaçin e kush placebo. Personat, që kishin marrë ilaçin, kishin humbur tri herë më shumë në peshë, në krahasim me personat që kishin marrë placebo. (Kosova Sot)