Avokado, shkatërruese e leukemisë

  • 04 July 2015 - 08:54
Avokado, shkatërruese e leukemisë

Studimi i fundit tregon se avokado, pos se është shumë i shijshëm, përmban edhe çelësin në luftë kundër leukemisë akute. Molekulat e zbuluara në avokado shkatërrojnë qelizat amë të leukemisë akute (AML), thuhet në studimin e publikuar në revistën "Cancer Research".

Përndryshe, forma e leukemisë  “AML” është formë agresive e kancerit që vret rreth 90 për qind të të prekurve, më të moshuar se 65 vjeç. Ilaçet, të cilat ndikojnë në qelizat amë, janë më efikase në shërimin e sëmundjeve, e lipidet që gjenden në avokado në mënyrë të drejtpërdrejtë sulmojnë qelizat e prekura, duke ruajtur qelizat e shëndetshme.

"Qelizat amë në masë të madhe janë përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjeve dhe kjo është arsyeja pse shumë pacientë vdesin nga leukemia", thotë profesori Pol Spagnuolo, shkencëtar dhe hulumtues nga universiteti “Vaterlo”. Megjithëse, ende është larg marrjes së miratimit për t’u shfaqur në treg, Spagnuolo është duke përgatitur për fazën e parë të hulumtimeve klinike. (Kosova Sot)