Aspirina mund të shërojë kancerin

  • 04 July 2015 - 08:56
Aspirina mund të shërojë kancerin

Ilaçet ekzistuese kundër kancerit funksionojnë në mënyra të ndryshme, disa "qëllojnë" hormone të caktuara, por të cilat konsiderohen se janë përgjegjëse për rritjen e qelizave malinje. Ilaçi nga “Bayer” tashmë është testuar te 140 njerëz, që kanë lloje të ndryshme të tumoreve.

Studimet e fundit tregojnë se një aspirinë në ditë, mund të ndikojë në pakësimin e rrezikut për kancer të gjirit. Në bazë të studimeve të fundit, aspirina është efikase edhe në parandalimin e përhapjes së kancerit në zorrë të trashë, atij në prostatë dhe disa llojeve të tjera.

Në bazë të studimeve, "çelësi" është në atë se aspirina ndihmon rreth qelizave amë të kancerit, duke siguruar kushte më të mira, që nuk janë të përshtatshme për shumimin e tyre. Sipas ekspertëve, aspirina mund të përdoret edhe në parandalimin e sulmeve sekondare të tumoreve. (Kosova Sot)