Ushtrimet më të mira për djegien e kalorive

  • 04 July 2015 - 19:50
Ushtrimet më të mira për djegien e kalorive

Të gjithë ne e dimë se ushtrimet janë pjesë e rëndësishme e humbjes së peshës së tepërt. Ja si mund ta arrini djegien më efikase të kalorive

Vrapimi

Nuk ka dyshim se vrapimi është ushtrimi numër një për djegien e kalorive. Vrapimi në orën 8 të mëngjesit mesatarisht djeg rreth 986 kalori për orë (llogaritja është bërë te një person me peshë rreth 72 kg).

Ngasja e rollerëve

Ngasja e rollerëve mund të mos jetë aq “cool” sa ishte gjatë viteve 1990, por kjo është një mënyrë e mirë për t’i djegur kaloritë shpejt. Do t’i digjni 913 kalori në orë (llogaritja është bërë te një person me peshë rreth 72 kg). 

Tekvondo

Tekvondo është njëri ndër sportet luftarake më sistematik dhe më shkencor korean, i cili na mëson më shumë sesa aftësitë fizike. Kjo është një disiplinë, e cila na forcon shpirtin dhe mendjen. Me këtë sport, do t’i digjni rreth 850 kalori në orë (llogaritja është bërë te një person me peshë rreth 72 kg). 

Ecja e shpejtë

Ecja e shpejtë është diçka midis ecjes normale dhe vrapimit. Është një aktivitet, i cili kërkon më pak mund sesa vrapimi, por që është efikas në humbjen e kileve të tepërta. Me një orë të këtij aktiviteti fizik, digjni rreth 800 kalori (llogaritja është bërë te një person me peshë rreth 72 kg). 

Vrapimi i shkurtër në rërë

Është një vrapim intensiv, që mund ta bëni më së miri gjatë verës, por edhe stinëve të tjera, në rërën e plazhit. Vrapimi në rërë kërkon një sforcim më të madh, prandaj edhe nuk duhet të zgjatë tepër. Për një orë vrapimi në rërë digjni 780 (llogaritja është bërë te një person me peshë rreth 72 kg). 

Kaloritë digjen edhe pas ushtrimeve

Nëse ju duhet edhe një arsye tjetër për të ushtruar, atëherë ju themi se, sipas një studimi të ri, trupi juaj vazhdon me djegien e kalorive në një nivel më të lartë edhe pasi që keni mbaruar ushtrimet. Prandaj, digjni sa më shumë kalori me ushtrime, e më pas lëreni trupin tuaj që ta bëjë pjesën e mbetur të punës. 

(Kosova Sot)