Ushqime të përkryera për ditët e nxehta (Foto)

  • 05 July 2015 - 10:49
Ushqime të përkryera për ditët e nxehta (Foto)

Zgjojeni organizmin!

Pranvera, si dhe ndryshimet e shpeshta të motit, mund të shkaktojnë stres fizik dhe psikik. Përkushtojuni vëmendje pesë substancave energjetike, këshillon doktor Zielke Hoffman, nutricionist nga Rendzburgu i Gjermanisë

Rëndësi të madhe ka që organizmit tuaj t’ia siguroni energjinë, e cila do ta zgjojë. Për këtë shkak, çdo ditë në tryezë duhet të keni gjësendet ushqimore që përmbajnë magnez, jod, hekur, niacinë dhe tiaminë.

Bizelet

Qelizat muskulore të zemrës kanë nevojë për magnez, në mënyrë që të mund të punojnë (tkurren) si duhet. Magnezi gjendet në susam, bizele, pemë me gëzhojë, në farat e bardha (të kungullit).

Image

Mishi

Hekuri ka rëndësi të madhe kur flitet për energjinë që i nevojitet organizmit. Ai gjendet në mish të kuq, suxhuk, bukë integrale dhe pemë me gëzhojë.

Image

Peshqit e detit  


Peshqit e detit janë plot jod, element i cili ka rëndësi kur bëhet fjalë për luftimin e kileve të tepërta. Hani peshq deti dy herë në javë, e produktet e qumështit konsumoni çdo ditë.

Image

Spinaqi  

Spinaqi, sikur edhe të gjitha perimet e tjera, me fletë, është i pasur me niacinë. Kjo vitaminë paraqet një ushqim të rëndësishëm për tru. Gjendet edhe në mish të pulës, tharm të bukëve dhe në organe të brendshme të kafshëve.

Image

Fasulet  

Fasulet, njësoj sikur bizelet, janë të pasura me tiaminë, një vitaminë, e cila është e domosdoshme për nervat. Pra, nëse jeni nervozë, hani fasule dhe do të qetësoheni.

Image

(Kosova Sot)