Metoda e thjeshtë për mposhtjen e stresit

  • 16 January 2017 - 20:23
Metoda e thjeshtë për mposhtjen e stresit

Stresi konsiderohet si shkas për shumë sëmundje, prandaj është e domosdoshme ta dimë si ta luftojmë. Janë shumë mënyra, në të cilat mund ta luftojmë stresin, përmes ushqimit, ushtrimeve, e deri te gjumi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kështu, shtrijeni shuplakën e dorës dhe me dorën tjetër bëni presion në pjesën midis shuplakës dhe gishtit tregues. Bëhet fjalë për një pikë të ndjeshme, që ndërlidhet me relaksimin e pjesës së sipërme të trupit, kështu që presioni në të e zvogëlon dhimbjen e kokës. Mjafton ta mbani fort për 30 sekonda dhe të merrni frymë thellë, e menjëherë do të ndiheni më mirë. 

(Kosova Sot)