A mundet humbja e hormoneve ta nxitë kancerin në zorrë të trashë?

  • 05 July 2015 - 16:35
A mundet humbja e hormoneve ta nxitë kancerin në zorrë të trashë?

Studimi i fundit sugjeron që qelizat e zorrës së trashë mund të shndërrohen në qeliza kancerogjene, kur ato humbin aftësinë e prodhimit të hormonit esencial për mirëmbajtjen e tyre normale biologjike. Nëse ky studim verifikohet si i saktë, atëherë kanceri i zorrës së trashë është i vetmi kancer që nxitet nga mungesa e hormoneve. Hulumtimi ishte bërë nga një ekip shkencëtarësh nga universiteti “Thomas Jefferson University” në Filadelfia, përderisa ishte publikuar në revistën “Cancer, Epidemiology, Biomarkers & Prevention”. Mostrat e kancerit të zorrës së trashë ishin marrë nga 281 pacientë dhe ishin krahasuar me indet jo kancerogjene të zorrës së trashë nga të njëjtit pacientë. Shkencëtarët kishin zbuluar se hormoni “guanylin” ishte ulur për 100 deri 1,000 herë në 85 për qind te të testuarit me kancer në zorrë të trashë. “Guanylin” është një hormon veprues, ai vepron në të njëjtat qeliza nga të cilat prodhohet. Hormoni aktivizon një receptor të ashtuquajtur “GUCY2C”, i cili është rëndësishëm për ndihmën që u ofron qelizave të lëkurës për ta plotësuar rreshtimin e zorrëve. (Kosova Sot)