Përmes testit të aromës mundësohet diagnostikimi i hershëm i fëmijëve me autizëm?

  • 07 July 2015 - 08:31
Përmes testit të aromës mundësohet diagnostikimi i hershëm i fëmijëve me autizëm?

Mjeku Noam Sobel nga Izraeli ka publikuar studimin e tij në të cilin sugjeron se shumë shpejtë autizmi do të mund të konsiderohet gjatë foshnjërisë dhe atë përmes testit të thjeshtë, shqisës së aromës.  

Studiuesit kanë zbuluar më parë se personat me autizëm nuk ndalojnë së thithuri aromat, qoftë aromë e këndshme apo e keqe. Një test i tillë jo verbal, përmes shqisës së aromës, do të mund të aplikohej edhe te fëmijët e vegjël, që sjell diagnostikimin e hershëm.

"Testi i aromës ka sjellë rezultate të thjeshta dhe na e ka vërtetuar dallimin midis fëmijëve që kanë zhvillim tipik dhe të atyre që janë me spektrin e autizmit", shpjegon Dr. Sobel. Në studim kishin marrë pjesë 18 fëmijë me dhe 18 fëmijë pa autizëm. Derisa fëmijët e shëndetshëm vërejnë shumë shpejtë aromat e keqe, këtë dallim nuk e bëjnë edhe ata me autizëm. (Kosova Sot)