Pajisja që largon ushqimin e patretur nga stomaku

  • 07 July 2015 - 08:34
Pajisja që largon ushqimin e patretur nga stomaku

Një pajisje kontroverse për humbje në peshë që ju lejon njerëzve të hanë çfarë të dëshirojnë e më pas ta pompojnë jashtë stomakut, do të jetë në dispozicion në Britani brenda disa muajsh.

Thuhet se sistemi “AspireAssist” tashmë ju ka ndihmuar qindra pacientëve në Amerikë për të humbur një sasi të madhe të peshës, e disa kanë humbur madje deri 455 kilogramë. Pacientët së pari i nënshtrohen një operacioni prej 15-minuta, që gypin ta vendosin në stomak përmes abdomenit.

Kur të vendoset, mund të ngjitet një pompë e vogël në tubin dalës, që pastron ujin nga stomaku para se ushqimi i patretur të kthehen prapa. Kur nuk është në përdorim, fundi i gypit, i cili mbetet në stomak, mbyllet me një mbyllës special. (Kosova Sot)