Lëngu magjik që ju mundëson të shkëlqeni në plazh

  • 07 July 2015 - 08:38
Lëngu magjik që ju mundëson të shkëlqeni në plazh

Ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet dhe vetëkontrolli janë faktor kyç për humbje të suksesshme në peshë, por kërkojnë kohë. Nëse përgatiteni për plazh në momentin e fundit, ky lëng  mund t’ju ndihmojë në heqjen qafe të celulitit. Kjo recetë është përplot me përbërës që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit

Grejpfruti: Kjo pemë e shëndetshme është burim për vitamina C dhe E, e të dy këta ndihmojnë në pakësimin e dëmtimit të qelizave dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut, që mund ta parandalojë formimin e celulitit. Lëngu nga grejpfruti është një ndër më të mirët për shkrirjen e dhjamit dhe heqjen e celulitit.  Po ashtu ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe pakëson mbajtjen e lëngjeve.

Portokajtë: Studimi nga universiteti në Arizona tregojnë se mungesa e vitaminave C pakëson aftësinë e trupit ta përdorë dhjamin si derivat, që ndikon deri në grumbullimin e tij në organizëm.

Kurkuma:  Në bazë të studimit të fundit të kryer nga “USDA”, kurkuma mund ta parandalojë përhapjen e indit dhjamor në trup. Përzieni një gotë lëng grejprfuti, 1/2 e gotës lëng nga portokalli dhe 1/2 e lugës kurkumë. Sipas nevojës mund t’i shtoni edhe 1/2 e gotës ujë të filtruar. E konsumoni një herë në ditë për një javë rresht. (Kosova Sot)