Kur të pastrohen dhëmbët?

  • 07 July 2015 - 18:00
Kur të pastrohen dhëmbët?

Nëse ushqimi përmban thartirë, pastrimi i tyre menjëherë pas ushqimit dobëson smaltin, që mund të rezultojë me humbjen e ngjyrës së dhëmbit apo pëlcitjen e tij. Prandaj,  më së miri është të prisni gjysmë ore e më pas t’i pastroni. Nëse hani pemë apo sallatë me uthull, më e keqja që mund të bëni është t’i pastroni dhëmbët menjëherë, thekson Mark Wolff, nga Kolegji i stomatologjisë në Nju-Jork. Ai shpjegon se si ushqimet smaltin e dhëmbëve e bëjnë më të ndjeshëm. Është shumë më e dobishme dhëmbët t’i pastroni para ushqimit, e nëse nuk e keni bërë këtë, atëherë prisni edhe 40 minuta dhe bëjeni pas ushqimit. Pos kësaj, dhëmbët nuk është mirë t’i pastroni, pasi të keni konsumuar lëngje të pemëve, pasi që pos sheqernave, përmbajnë edhe thartirë, që mundet negativisht të ndikojë në smaltin e dhëmbëve. Mark Wolff po ashtu sugjeron që të keni kujdes edhe me brushën e dhëmbëve, të mos i përzieni me të tjerat, pasi që shumë sëmundje infektuese, që depërtojnë nga dhëmbët më thellë në organizëm, pikërisht rrjedhin nga përzierja e brushës, apo vendosja e tyre në një vend të përbashkët me miqtë apo anëtarët e tjerë të  familjes.

(Kosova Sot)