Njihuni me vetitë shëruese të arrave

  • 17 February 2017 - 19:56
Njihuni me vetitë shëruese të arrave

Arrat ndryshe njihet edhe si 'pastrues të gjakut', e ndihmojnë edhe në forcimin e muskujve dhe në përmirësimin e shikimit. Pos kësaj, përdoren edhe për të luftuar plagët e infektuara dhe ekzema, sëmundjet e zemrës dhe inflamacionet e syve.,raporton Gazeta Kosova Sot

Arrat jo vetëm se dhurojnë sasi të hatashme të energjisë, por kanë edhe shumë veti të tjera shëruese. Bërthamat e arrës përmbajnë 65 për qind vaj, proteina, karbohidrate, fosfor, kalium, magnez, vitamina B, C dhe hekur. Çaji i përgatitur prej gjetheve të arrave të reja është shumë i dobishëm, sidomos nëse përdoret me mjaltë, sepse përshpejton punën e metabolizmit dhe e përmirëson shëndetin. Ky çaj po ashtu është i mirë, nëse keni probleme me tretjen, gihtin, si dhe djersitjen e tepërt të këmbëve

ARRAT KUNDËR DHIMBJEVE Përzieni 1 litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë gjethe të thara të arrave. Masa le të qëndrojë një muaj dhe e përzieni çdo ditë. Kur të jetë gati, e aplikoni në vendet me dhimbje.

ARRAT DHE MJALTI Kundër anemisë, përzieni 500 gr mjaltë dhe 500 gr arra dhe shtoni limon. Merrni nga një lugë çdo 2-3 orë, derisa të ndiheni më mirë. 

(Kosova Sot)