Bukë apo makarona, nuk ka më dyshime

  • 21 February 2017 - 08:29
Bukë apo makarona, nuk ka më dyshime

Buka dhe makaronat gjithsesi se gjenden në listën e ushqimeve të cilat nutricistët kurrë nuk i sugjerojnë. Por, nëse duhet të zgjidhni midis dy të këqijave, cila është e keqe më e vogël? Një pyetje si kjo i është drejtuar nutricistit Joel Ferren, zëdhënës po ashtu i "Dietitian's Association of Australia". Sipas tij, buka në fakt është zgjidhje më e mirë se makaronat. "Një gotë me makarona të ziera ka më shumë kalori se dy rriska bukë", thekson ai. "Në përmbajtjen me karbohidrate, kemi 42 gramë karbohidrate në një gotë makarona dhe rreth 30 gramë në dy rriska bukë. Mirëpo, para se në tërësi ta përjashtoni makaronat, merrni parasysh se ato gjatë një periudhe të gjatë kohore më lehtë e liron energjinë", shpjegon Ferren. Problemi nuk është në makaronat, por në sasinë që konsumohet. "Njerëzit që kanë tendencë të hanë shumë makarona, i konsumojnë pa asnjë materie ushqyese. Ku janë proteinat? Ku janë perimet"? Ferren sugjeron 130-150 gr makarona si shujtë me sallatë dhe burime për proteina. Vendosni për makarona integrale që kanë më shumë fibra se të bardhat,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)