Gjashtë ushqimet që garantojnë shëndetin e zorrëve, ju dobësojnë dhe ju bëjnë të dukeni më të rinj

  • 21 February 2017 - 21:38
 Gjashtë ushqimet që garantojnë shëndetin e zorrëve, ju dobësojnë dhe ju bëjnë të dukeni më të rinj

Sa më shumë të kujdesemi për zorrët, aq më shumë do të funksionojë tretja e ushqimit. Kujdesi ndaj tyre redukton grumbullimin e yndyrës dhe shenjat e plakjes, si dhe ndihmon në forcimin e sistemit imun, lëkurën dhe shëndetin e trurit. Nutricistja Rhiannon Lambert ofron gjashtë zgjidhje për përmirësimin e shëndetit të zorrëve, trasmeton gazeta Kosova Sot

(Kosova Sot)

KEFIRI

Kefiri është pije nga qumështi i fermentuar probiotik, që është shumë në trend, dhe është shumë më superior me pijet e tjera, që shpeshherë janë të mbushura me sheqer. Kefiri prodhohet duke shtuar kërpudhat e tij në qumështin e lopës apo të dhisë. Përderisa jogurti është ushqimi më i mirë me probiotik, kefiri është burim më i mirë për bakteret e dobishme. 

Image

 

FASULET JAPONEZE

Fasulet japoneze "Natto" janë fasule të sojës së fermentuar, popullore në kuzhinën japoneze. Këto fasule ndoshta nuk kanë shije të mirë, porse posedojnë sasi të madhe me fibra, proteina dhe tendosje bakteriale që atyre u jep konsistencë karakteristike. Studimi te të moshuarit japonezë tregon se fasulet e tilla shtojnë dendësinë e mineraleve në eshtra. 

Image 

"MISO"

Në mënyrë tradicionale fitohet nga fermentimi i fasuleve të sojës me kripë dhe një lloj të kërpudhave të quajtura "koji". Shpesh është përdorur në kuzhinën japoneze dhe te e famshmja e ashtuquajtur "supa miso". 'Miso' po ashtu është burim i mirë për proteina dhe fibra. Posedon sasi të madhe me vitamina, minerale dhe fitonutriente, përfshirë vitaminën K, manganin dhe bakrin.

Image

JOGURTI

Konsumimi i jogurtit është ndërlidhur me shumë veti pozitive për shëndetin, përfshirë përmirësimin e shëndetit të eshtrave dhe duke ju mbajtur të ngopur më gjatë. Jogurti është zgjidhje më e mirë sesa qumështi për njerëzit që nuk e durojnë laktozën. Gjithmonë lexoni etiketën që jogurti të mos ketë shtesa sheqeri. 

Image

LAKRA TURSHI

Këto janë lakra të copëtuara që janë fermentuar me acid laktik dhe është shumë popullore, sidomos në Evropë. Përpos cilësive me probiotik, lakra turshi është e pasur me fibra, si dhe me vitamina C, B dhe K. Posedon shumë sodium dhe përmban hekur dhe mangan. 

Image

"KIMCHI"

Kjo është një erëz e fermentuar koreane që shpeshherë prodhohet nga lakra. "Kimchi" është e pasur me bakterin acid laktik që ofron shumë veti pozitive te shëndeti tretës. Posedon edhe sasi të madhe me vitamina K, B2 dhe hekur. 

Image