Kaça, bima më shëruese në botë që shëron shumë sëmundje

  • 28 February 2017 - 08:33
Kaça, bima më shëruese në botë që shëron shumë sëmundje

Kaça përmban veti shëruese me efekt antioksidues. Në lulet e saj, pos vajrave eterike, hasim edhe në "trimetilamin" dhe "glikozid oksiakantin". Kinezët dikur nga kaçja kanë përgatitur pije të fermentuara, e mbetjet e tyre janë gjetur para 9.000 viteve. Me kaçen lidhen edhe shumë besime tjera, madje edhe mite, trasmeton gazeta Kosova Sot

ILAÇ PËR ZEMËR

Kaça përmban substanca aktive, derisa përmban edhe kalium, natrium, kalcium. Në bazë të hulumtimeve dhe shkrimeve të vjetra, është vërtetuar se kaçja është ilaç me vlerë për zemër. Midis të gjeturave inkurajuese që ndërlidhen me kaçen është edhe fakti se ndikon në parandalimin e sëmundjes më të shpeshtë, më moderne, infarktin. Të gjithë ata që kanë probleme me shtypjen e lartë të gjakut, që duan të mbrohen nga rreziku i nivelit të lartë të kolesterolit dhe bllokimi i enëve të gjakut dhe të gjithë ata që kanë krizë me zemër, mund të shërohen me kaçen. Kjo bimë me të madhe përdoret edhe në ruajtjen sistemit e shëndetshëm të gjakrrjedhjes, te shtypja e gjakut, dobësimi i muskujve të zemrës dhe aritmia e zemrës. Sugjerohet të përdoret pas pësimit të sulmit në zemër, ushqen qelizat e muskujve të zemrës. MST/ Vetitë tjera të kaçes Kaçja është një nga bimët me efektin më të fortë qetësues. Ndihmon te lodhjet, mungesa e energjisë, pagjumësia, frymë- marrja e vështirë, marramendjet, të rrahurat e shpejta të zemrës, dhimbjet, ushtima në vesh dhe ndihmon te nervozizmi.

VLERËSOHET EDHE NË MENOPAUZË

Kaça mund të përdoret edhe si ndihmë te humbja në peshë, sepse nxit hedhjen jashtë të ujit të mbetur në organizëm. Kjo e bën shumë të efektshëm edhe te celuliti, edema dhe sëmundjet e nyjave. Kaça ndikon si ind lidhës në nyje, e shkaku se ka efekt kundër inflamacioneve ndikon te dhimbjet në tretje. Mbron edhe nga ndikimi i radikaleve të lira dhe parandalon sëmundjet e enëve të gjakut, si te arterioskleroza.

PIKA NGA KAÇJA

Në 20 g gjethe të imtësura i kaçes i përzieni me 200 ml alkool 70 për qind alkool. Kohë pas kohe i përzieni. Pas tri javësh i procedoni dhe e kulloni. Pini njëzet pika në ditë me pak lëngje apo ujë. Këto pika ndikojnë si preventivë, por edhe si terapi ndihmëse të sëmundjeve të sistemit të gjakrrjedhjes dhe sistemit nervor. 

(Kosova Sot)