Jetoni më shëndetshëm dhe më gjatë me këto ushqime

  • 28 March 2017 - 08:19
Jetoni më shëndetshëm dhe më gjatë me këto ushqime

Këto ushqime janë përplot me komponentë ushqyes, vitamina e minerale, nuk kanë kalori derisa ofrojnë energjinë e mjaftueshme.raporton Gazeta Kosova Sot

PESHKU Është i pasur me proteina, burim domethënës për omega-3, rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe pakësojnë trigliceridet.

JOGURTI Është përplot e kalcium. Përmban nivel të lartë me vitamina D, të cilët ndihmojnë në absorbimin e mineraleve. Jogurti ju sugjerohet nëse keni probleme me tretjen.

ÇOKOLLATA Besoni apo jo, çokollata është një ushqim që ngadalëson plakjen. Por, jo cilado prej tyre, por ajo e zeza që është plot me flavonoide që lehtë- son punën e zemrës dhe ul rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, sëmundjet e veshkave dhe demenca

PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË Pemët me lëvozhgë të fortë janë burim i mirë për yndyra jo të ngopura dhe në kombinim me rrush janë zamër ideale. Nëse i konsumoni me një gotë verë, ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe Alzhaimer-i.

VAJI I ULLIRIT Ky vaj është përplot me aminoacide mono të ngopura, që janë të rëndë- sishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

VEZËT Vezët ngadalësojnë dëmtimin e eshtrave. Përmbajnë vitamina të kompleksit B (B2, B5, B12) për të cilat është vërtetuar se pakësojnë inflamacionet e trurit. 

(Kosova Sot)