Hajeni qepën e re për të pasur eshtra, sy dhe zemër të shëndetshme

  • 28 March 2017 - 08:21
Hajeni qepën e re për të pasur eshtra, sy dhe zemër të shëndetshme

P as sallatave të ndryshme të tharta, turshive dhe lakrës, pranvera është stina e duhur për t'u freskuar me qepën e re. Kjo perime është një bombë e vërtetë me vitamina që mbron prej sëmundjeve të ndryshme dhe e forcon shëndetin tuaj. Qepën e re mund ta konsumoni të freskët ose si shtesë nëpër gjellët e tjera.raporton Gazeta Kosova Sot

Sido që të jetë, qepa e re e pasuron trupin tuaj me vitamina, minerale dhe fitokemikate, që bën një ndër ushqimet më të shëndetshme. Studimet pohojnë se një kërcell i qepës së re përmban rreth 20 mikrogramë vitamina K dhe 1,6 miligramë vitamina C. Këto dy vitamina janë domethënëse për rritjen, zhvillimin dhe fortësinë e shëndetit të eshtrave. Nëse ushqimi juaj nuk përmban sasi të nevojshme me këto vitamina, shtohet rreziku nga osteoporoza. Qepa e re është e dobishme edhe për shëndetin e syve.

Një kërcell qepë e re përmban 24 mikrogramë vitamina A në formë të provitaminave A, që në organizëm shndërrohet në retinol, formë aktive e vitaminave. Është dëshmuar edhe fakti se qepa e re mbron sytë prej inflamacioneve. Vitamina A dhe C, që mund t'i hasni në qepë të re, kanë përbërës të fortë antioksidues. Vitamina C po ashtu ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut, që në shkëmbim ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës. 

(Kosova Sot)