Ky është lëngu më i shijshëm dhe më i shëndetshëm në botë

  • 28 March 2017 - 13:47
Ky është lëngu më i shijshëm dhe më i shëndetshëm në botë

Pos vitamina C, grejpfruti përmban edhe vitamina A, B, D, E, kalcium, magnez, zink, bakër, hekur dhe fosfor. Ka efekt antibakterial dhe po ashtu përmban antioksidues. Grejpfruti në kombinim me mjaltin e përbëjnë një eliksir për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë, por edhe të shkrini kaloritë e tepërta. Përbërësit e nevojshëm: 1 grejpfrut; 1 lugë mjaltë. Qëroni grejpfrutin, e preni në copëza të vogla dhe e hidhni në blender bashkë me mjaltin. Përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Lëngu i fituar përmban pektinë, që ka aftësinë për të ulur kolesterolin dhe trigliceridet, trasmeton gazeta Kosova Sot

Po ashtu mundet të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe e normalizon metabolizmin. Nëse grejpfrutin e konsumoni për çdo ditë mund ta ulni kolesterolin e dëmshëm për 15 për qind, e kur në pyetje janë trigliceridet, mund t'i ulni për 27 për qind. Vetëm disa gllënjka të këtij lëngut pas shujtave, mund ta shkrijnë gjysmën e kalorive që i keni konsumuar gjatë shujtës. Shmangni grejpfrutin nëse merrni ilaçe për uljen e shtypjes së gjakut, kundër kancerit, antidepresiv dhe antibiotik. 

(Kosova Sot)