Përgatiteni lëngun që përtërin trupin tuaj

  • 28 March 2017 - 18:48
Përgatiteni lëngun që përtërin trupin tuaj

Kristalet e kefirit të lëngshëm janë lloj i veçantë i probiotikëve me sasi të kërpudhave të dobishme që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, e forcojnë sistemin imun dhe e rigjallërojnë organizmin. Kristalet e lëngshme, të njohura si "Tibicos", që përdoren në Kaukaz, ku vite rresht përdoren për përgatitjen e lëngut të dobishëm për shëndetin,transmeton gazeta Kosova Sot.

VETITË SHËRUESE

Kristalet e kefirit të lëngshëm rregullojnë sistemin mbrojtës të organizmit. Kefiri shëron sëmundjet e zemrës, rregullon shtypjen e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit në enët e gjakut. Ndihmon edhe në shërimin e veshkave që nuk punojnë me kapacitet të plotë, largojnë stresin, thyerjen e thonjve.

PËRGATITJA E LËNGUT

Më së miri do të ishte që në një kavanoz prej dy litra përzieni katër lugë të mëdha sheqer. Hidhni kristalet e lëngshme, sa për ta mbuluar fundin e enës, rreth gjashtë lugë kristale të lëngshme. Mos përdorni lugë të emtat. Në ujë hidhni 7 lugë rrush pa fara. Mund të shtoni edhe gjysmë limoni. E mbuloni kavanozin dhe e lini të qëndrojë 24 deri 72 orë. Pas fermentimit, e kulloni lëngun dhe e pini gjatë ditës. 

(Kosova Sot)