Pesë "smoothie"të shijshme, që ju ndihmojnë të humbni në peshë pa e ndjerë urinë

  • 28 March 2017 - 18:52
Pesë

Provojini njëherë këto pesë lëngje të shijshme dhe përplot me vlera ushqyese. Janë të shëndetshme, të shijshme dhe ju mundësojnë të humbni në peshë pa vuajtur urie atëherë kur më së paku e prisni, transmeton gazeta Kosova Sot.

LËNGU I MËNGJESIT: PAJISUNI ME ENERGJI

Në këtë "smoothie" të mëngjesit është me rëndësi të përfshini disa antioksidues, proteina perimesh dhe një sasi të mirë me fibra, në mënyrë që të mos e ndjeni urinë deri në drekë Përbërësit: • 5 dredhëza, • ½ e mangos (80 gr), • 2 lugë tërshërë (16 gr), • 1 lugë fara çia (8 gr), • 1 gotë ujë kokosi (200 ml). Përgatitja: Puna e parë, më e rëndësishme është që ju nevojiten ushqime organike dhe perime. • Pastaj i shpëlani dredhëzat dhe mangon, i preni në pjesë të vogla. • I hidhni në blender dhe shtoni ujin e kokosit bashkë me tërshërën. • I përzieni të gjithë përbërësit për disa minuta. • Kur të jetë gati, e procedoni në gotë dhe ia shtoni farat çia.

Image

ZAMRA E MESDITËS, PËR TA MASHTRUAR URINË

Mund të blini edhe boronica të ngrira, nëse nuk jeni në sezonin e tyre. Përbërësit: • Lëngu i 1 limoni, • 1 gotë ujë (200 ml), • ½ e gotës boronica (62 gr), • 1 gotë spinaq (30 gr), • 1 lugë fara të pjekura të kungullit (8 gr). Përgatitja: • Së pari, përgatiteni lëngun e limonit. • Kur ta keni shtrydhur gjithë lëngun e limonit, derdhni në një blender bashkë me një gotë ujë, boronicat dhe spinaqin. • Pastaj, kur të keni një përzierje të butë,shtoni farat e kungullit. 

Image

"SMOOTHIE" PËR TA SHOQËRUAR SHUJTËN KRYESORE TË DITËS

Ky "smoothie" i shijshëm do të jetë shtesë e hatashme për shujtën tuaj kryesore gjatë ditës. Mund ta shoqërojë sallatën me disa proteina, me pak mish gjeldeti, një pjesë salmoni ose një sandviç vegjetarian, për shembull. Përbërësit: • 1 gotë lakër jeshile (67 gr), • 1 avokado të mesme, • 5 bajame, • 1 gotë ujë kokosi (200 ml). Përgatitja: • Së pari, pastroni lakrën jeshile dhe e vendosni në blender bashkë me avokado, bajame dhe ujë kokosi. • Pastaj, i përzieni dhe e pini lëngun para ose pas shujtës.

Image

'SMOOTHIE" I PASDITES PËR STOMAK TË RRAFSHËT 

Këtë "smoothie" të shijshëm mund ta përgatisni lehtë për vetëm 5 minuta. Përbërësit: • 1 mollë, • 1 kivi, • Një gotë ujë (200 ml), • 1 lugë kanellë (5 gr), • 1 lugë mjaltë (7.5 gr). Përgatitja: Për ta përgatitur, ju duhet vetëm ta qëroni mollën dhe kivin, i preni në rriska të vogla dhe i hidhni në blender bashkë me një gotë ujë, kanellë dhe mjaltë. 

Image

"SMOOTHIE" PASTRUES PËR FUND TË DITËS

Ky "smoothie" shëruese dhe relaksues ju ndihmon të keni një natë të qetë, pa e ndjerë urinë gjatë natës. Përkujdeset për traktin tuaj tretës, zorrët dhe sistemit nervor falë përmbajtjes me magnez. Përbërësit: • 1 dardhë, • 1 banane të vogël, • 1 gotë ujë (200 ml), • 1 lugë mjaltë (7.5 gr). Përgatitja: • Së pari, shpëlani dardhën, e qëroni dhe e ndani në katër pjesë. • E hidhni në blender bashkë me bananen dhe gotën me ujë. • Pasi të keni një përzierje të butë, e ëmbëltoni me një lugë mjaltë.

Image

 

(Kosova Sot)