Simptomat e kancerit në veshka

  • 29 March 2017 - 14:43
Simptomat e kancerit në veshka

Kanceri në veshka është një nga dhjetë më të shpeshtit te personat e rritur. Veshkat ndihmojnë në ekuilibrin e përbërjes kimike të gjakut. Pos se pastrojnë gjakun dhe prodhojnë urinën, veshkat sekretojnë hormonet që ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe nxitin palcën kurrizore për të prodhuar qelizat e kuqe të gjakut, trasmeton gazeta Kosova Sot

GJAK NË URINË

Gjaku në urinë është simptoma më e shpeshtë e përparimit të kancerit në veshka. Në fillim simptoma nuk ka. Nëse ka shumë gjakrrjedhje, gjaku mund të duket i freskët dhe i ndritshëm. Megjithëse jo sigurisht gjaku në urinë është kancer, kjo është shenjë se duhet kontrolluar.

DHIMBJE NË PJESËN E POSHTME TË SHPINËS OSE NGA ANASH

Shenjë e sëmundjes mund të jetë në pjesën e poshtme të shpinës ose nga anash. Edhe kjo simptomë shfaqet kur sëmundja të përparojë. Tumori i formuar duhet të jetë i madh, dhe se bën presion në indin rrethor. Njerëzit zakonisht dallojnë tumorin, kur të shkojnë në rrezatim magnetik, shkaku i dhimbjeve që ndiejnë në abdomen ose në pjesën e poshtme të shpinës. Simptoma të tjera mund të jenë edhe lodhja konstante, humbja në peshë. 

(Kosova Sot)