Ushqimet, që ndihmojnë uljen e shtypjes së gjakut për 15 ditë

  • 29 March 2017 - 17:19
Ushqimet, që ndihmojnë uljen e shtypjes së gjakut për 15 ditë

Hipertensioni varet nga shumë faktorë të ndryshëm, derisa ushqimi është njëri prej tyre. Mësoni më shumë për gjashtë ushqime, që ju ndihmojnë ta ulni shtypjen e gjakut për vetëm 15 ditë, transmeton gazeta Kosova Sot.

PANXHARI

Nitratet dhe nitriti në panxhar janë komponente bazë për sistemin metabolik dhe sidomos në rregullimin e shtypjes së gjakut. Oksidi nitrik përmirëson zgjerimin arterial. Në fakt, të gjitha ushqimet e pasura me nitrate janë të dobishme për shëndetin kardiovaskular. Përfundimisht, panxhari është aleati më i mirë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Image

HUDHRA

Hudhra e grirë ose e përtypur ishte përdorur në Greqinë antike kundër plagëve dhe për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut. Kur kujtoni se hudhra edhe e ul kolesterolin, do ta kuptoni përse është kaq esenciale për shëndetin. Konsumoni një hudhër çdo ditë, sidomos në mëngjes. Nuk ka gjë më të shëndetshme se një thelb hudhër, kur të zgjoheni.

Image

AMINOACIDET OMEGA3

Peshku i yndyrshëm, avokado dhe vaji i ullirit janë ushqimet e pasura me aminoacidet omega 3. Ky lloj i yndyrës së shëndetshme është vital për shëndet të mirë kardiak. Ndihmon enët e gjakut të jenë më të forta dhe më elastike, derisa përmirëson qarkullimin e gjakut, duke shmangur hipertensionin. 

Image

BOLLGURI

Bollguri është ushqim i mahnitshëm, i pasur me fibra, pak yndyrë dhe pak sodium, mineral që nxit rritjen e shtypjes së gjakut. Bollguri është i mirë për ta përfshirë në menynë e përditshme, qoftë për kafjall apo zamër. Përziejeni me mjaltë dhe fruta për të pasur shëndet sa më të mirë. 

Image

BANANET

Vetëm një banane përmban sasi të madhe kaliumi. Në fakt, nëse e hani një në ditë, do të furnizoheni 100 për qind me sasinë e nevojshme të kaliumit. Kaliumi është vital për shëndetin e veshkave. Mos harroni se bananet po ashtu ju ofrojnë energji, kështu që, përse të mos e hani nga një për çdo ditë. 

Image

JOGURTI GREK

Jogurti, për befasinë e njerëzve, përmban dy nutriente që janë ideale për trajtimin e hipertensionit: kalcium dhe probiotikë. Mungesa e kalciumit e rrit shtypjen e gjakut, kështu që nuk ka më të lehtë se ta rregulloni shtypjen e gjakut me jogurt. Mos harroni se flora e shëndetshme e zorrëve ju ndihmon në absorbimin e nutrienteve më mirë dhe gjakun e mban larg helmeve.  

Image

 

(Kosova Sot)