Plani me orar të saktë për të humbur në peshë

  • 29 March 2017 - 17:29
Plani me orar të saktë për të humbur në peshë

Kur jemi në kërkim të një plani të shëndetshëm për të humbur në peshë, disiplina duhet të jetë prioriteti i parë, për të pasur rezultate në secilën rutinë të ushtrimeve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në fillim, kujdesuni me sasinë e ushqimit që e hani gjatë ditës. Ushqimi, bashkë me ushtrimet e shton efektin pozitiv në trup. Janë disa rutina ditore që e stimulojnë humbjen në peshë. Gjëja më e rëndë- sishme është të ushtroni tri herë në javë nga 30 minuta, për të pasur një trup të shëndetshëm dhe vital. Ushtrimet e stimulojnë metabolizmin për të shkrirë kaloritë e konsumuara. Nutricistët rekomandojnë programin në vijim: 6:00-7:00: Konsumoni lëngje për ta stimuluar tretjen dhe pjesën tjetër të trupit pas një nate. Kënaquni me lëngjet si kafe, lëngje frutash dhe ujë - preferohen të ftohta. 8:00-9:00: Në këtë kohë të ditës trupi ka nevojë për energji që vjen përmes kafjallit. Kaloritë e konsumuara në kafjall përcaktojnë nivelin e energjisë për pjesën tjetër të mëngjesit dhe ditës. Kafjalli duhet të përfshijë: Prodhime të qumështit: Djathë, qumësht, gjalpë dhe jogurt Karbohidrate: Bukë, prodhime misri Proteina: Vezë, mish dhe drithëra. 11:00: Hani diçka të lehtë, si fruta ose keksë. 12:00-13:00: Hani drek gjatë këtyre orëve. Është koha e duhur për trupin. E dimë se trupi ka një orë biologjike dhe shkencë- tarët kanë përcaktuar që trupi më mirë i pranon nutrientet këtë kohë. Dreka të përfshijë dy karbohidrate si oriz dhe bimë, proteina si mish ose ushqime si sallatë për vitamina dhe minerale për të mirën e sistemeve të ndryshme në trup. 15:00-16:00: Duhet të hani diçka nga prodhimet e qumështit. Tërshëra po ashtu është alternativë e mirë. Vlerat e saj ushqyese trupin e furnizojnë me energji. Kjo është kohë e mirë për të konsumuar fruta dhe sallatë. 18:00-19:00: Darka duhet të përfshijë drithëra dhe prodhime të tjera nga drithi dhe të përcillet me fruta dhe mjaltë. 21:00-22:00: Hani një zamër të lehtë para shtratit si kikirikë, bajame, një mollë ose frutë si rrush, sepse sistemi tretës mbetet aktiv gjatë natës, duke liruar enzima tretëse, që shkaktojnë ulcera dhe gastrit. Vërejtje: Mos harroni të pini sasi të mjaftueshme të lëngjeve, ujit, në mënyrë që gjatë gjithë kohës të jeni të hidratuar. 

(Kosova Sot)