Ulni shtypjen e lartë të gjakut dhe pastroni arteriet e bllokuara me recetën e vjetër gjermane

  • 24 April 2017 - 14:22
Ulni shtypjen e lartë të gjakut dhe pastroni arteriet e bllokuara me recetën e vjetër gjermane

Shtypja e gjakut është si termometër për shëndetin. Shtypja e lartë e gjakut do të thotë se zemra punon më vështirë për të pompuar gjakun. Kjo është e rrezikshme sepse shkakton infarkt, trombozë cerebrale ose çrregullim të veshkave. Recetën gjermane shumë e quajnë si recetë të mileniumit, e përbërë nga tre përbërës: limon hudhër xhenxhefil, trasmeton gazeta Kosova Sot

RECETA E VJETËR GJERMANE PËR SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT DHE ARTERIET:

Përbërësit: Hudhra - 4 thelpinj Xhenxhefil - 4 centimetra limon - 4 copë ujë - 2 litra MST/ Përgatitja dhe mënyra e përdorimit: Në fillim i pastroni limonët dhe xhenxhefilin, e limonët i ndani në rriska. Më pas qëroni hudhrat e xhenxhefilin dhe të gjithë përbërësit i derdhni në blender. I përzieni derisa të fitoni një masë të bashkuar të lëngshme. Pastaj përzierjen e shtrini në enë dhe e ngrohni. Sipër ngadalë i shtoni ujin dhe e vloni. Pasi të ketë vluar dhe ftohur më pas, e derdhni nëpër shishe dhe e ruani në frigorifer. Detyrimisht pini një gotë të përzierje për çdo mëngjes në stomak të zbrazët, e sugjerohet ta pini edhe një gotë dy orë para se të shkoni në gjumë. 

(Kosova Sot)