Ilaçet natyrale që ju ndihmojnë të flini

  • 28 April 2017 - 18:44
Ilaçet natyrale që ju ndihmojnë të flini

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien mendore dhe psikike. Por, a jeni duke fjetur mjaftueshëm? Ja gjashtë ilaçet e përgatitura që ju ndihmojnë të kaloni në "botën e ëndrrave".

ILAÇI ME UTHULL MOLLE DHE MJALTË

Ky kombinim është i pasur me aminoacide esenciale që lufton lodhjen që parandalon pushimin. Ky ilaç prodhon serotoninë dhe melatoninë, kemikate në tru që rregullojnë gjumin. Përbërësit: • 2 lugë uthull molle (20 ml); • 1 lugë mjaltë (25 g); • 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: • Përzieni uthullën e mollës dhe mjaltin në një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini gjysmë orë para se të shkoni në shtrat. • Ta konsumoni çdo natë derisa ta zgjidhni problemin e pagjumësisë

Image

ILAÇI ME BIMËN VALERIANA

Çaji nga valeriana është sedativ dhe ilaç kundër inflamacioneve që liron tensionimet e muskujve, ndihmon të zhyteni në gjumë të thellë. Përbërësit: • 1 gotë ujë (250 ml); • 1 lugë valeriana (10 g); • Mjaltë. Përgatitja: • Shtoni bimën valeriana në gotën me ujë të vluar. • Kur të ketë qëndruar, e përzieni dhe shtoni mjaltin. • E pini 20 minuta para se të shkoni në shtrat. 

Image

ILAÇI ME KAMOMIL

Kamomili është zgjedhje natyrale te problemet me pagjumësinë dhe çrregullimet tjera të gjumit. Përbërësit e saj qetësues zbutin tensionimet e muskujve dhe mendjen. Përbërësit: • 1 lugë lule kamomili (10 g); • 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: • Shtoni lulet e kamomilit në gotën me ujë të ngrohtë. • Kur të ketë pushuar paksa, e filtroni dhe e pini. • Ta konsumoni çdo natë para gjumit. 

Image

ILAÇI ME LËVORE TË BANANES

Çaji i përgatitur nga lëvoret e bananes përmban sasi të madhe me triptofan, substancë që nxit prodhimin e melatoninës. Kështu luftoni stresin dhe lodhjen, dy faktorë që ndërlidhen me problemet e gjumit. Përbërësit: • Lëvoren e një bananes; • 1 gotë ujë (250 ml); • ½ e lugës kanellë (2 g). Përgatitja: • Lëvoren e bananes e shtoni në gotën me ujë dhe e lini të vlojë për 5 minuta në temperaturë të ulët. • Pas 5 minutash, shtoni kanellën dhe lini përzierjen të qëndrojë për 15 minuta. • Kur të ketë arritur temperaturën, kur mund ta konsumoni, e përzieni dhe e pini para se të shkoni në shtrat. 

Image

ILAÇI ME MARULE

Ilaçi natyral i përgatitur me gjethet e bimës marule është një nga ilaçet më të vjetra, të cilin e kanë përgatitur gjyshet kohë më parë për t'i hequr qafe problemet me pagjumësinë. Përbërësit: • 3 gjethe marule; • 1 gotë ujë (250 ml); • 1 lugë mjaltë (25 g). Përgatitja: • Copëtoni gjethet e bimës dhe i vloni në një gotë ujë. • Kur të kenë vluar, hiqni nga pllaka dhe i lini të pushojnë për 10 minuta. • Filtroni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe e pini para se të shkoni në shtrat. 

Image

ILAÇI ME ARRË-MYSHKU DHE QUMËSHT

Ky ilaç me arrë-myshku dhe qumësht posedon nivele të larta me triptofan. Ky aminoacid esencial rrit nivelin e neurotransmeuesve që na futin në gjumë në mënyrë natyrale Përbërësit: • 1 lugë arrë-myshku (5 g); • 1 gotë qumësht (250 ml). Përgatitja: • Shtoni lugën me arrë-myshk në gotën e qumështit të vluar dhe e konsumoni para se të shkoni në shtrat. • Ta konsumoni çdo natë dhe e kontrolloni pagjumësinë. 

Image