Lëngu nga lakra shëron të thatin në lukth

  • 29 April 2017 - 19:57
Lëngu nga lakra shëron të thatin në lukth

Ae keni ditur se lakra e freskët përmban elementet më të rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin biologjik të organizmit? Pos se parandalon avitaminozën, shëron edhe mukozën e organeve për tretje, e supa e ngrohtë nga lakra e lehtë- son kollën dhe qetëson fytin e irrituar. Për personat me pagjakësi sugjerohet lakra e papërpunuar ose e zier në avull, sepse përmban mineralet e kripës, vitamina si dhe klorofil. Në mjekësinë popullore lëngu i lakrës sugjerohet në terapinë e të thatit në lukth. Këtë lëng duhet ta konsumoni midis shujtave. • Për të fituar lëngun, copëtoni 500 gr lakër, e bluani, hidhni pak kripë dhe e lini të qëndrojë. Më pas, lakrën e procedoni përmes garzës, lëngun e mbani në frigorifer. • Përgatitja e supës nga lakra: Në enë ngrohni 3 lugë vaj, shkurt fërgoni 2 lugë miell, shtoni lakrën e imtësuar. E përzieni dhe derdhni ujë sipër. E zieni me gjethe të dafinës, piper në kokërr dhe erëza. Kur lakra të zbutet, përzieni edhe hudhrën e imtësuar, majdanozin dhe gjethen e selinos dhe 2 lugë ajkë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)