Prisni pesë orë midis shujtave, darka le të jetë shujta më e vogël dhe hani perime për kafjall

  • 19 May 2017 - 20:45
Prisni pesë orë midis shujtave, darka le të jetë shujta më e vogël dhe hani perime për kafjall

Me plakjen, metabolizmi i njeriut fillon të ngadalësohet, duke e bërë më të vështirë humbjen në peshë dhe për t'i tretur ushqimet, që i konsumojmë. Për ndihmë në këtë drejtim, nutricistja nga Australia, Steph Lowe, ofron disa këshilla të thjeshta, trasmeton gazeta Kosova Sot

USHTRONI PARA KAFJALLIT

Sipas Steph, ushtrimet para kafjallit jo vetëm se janë mënyra më e mirë për t'u zgjuar, por e mirë edhe për metabolizmin. 'Ushtrimet para kafjallit promovojnë shkrirjen optimale të yndyrës, derisa trupi ka qenë i uritur gjatë natës' ka thënë ajo për "Daily Mail Australia". 'Kjo është një nga strategjitë më të thjeshta, një ecje prej 30 minutave madje ndihmon në këtë drejtim'.

HANI KAFJALL KUR JENI TË URITUR

Kafjallin nuk është e thënë ta hani në ora 6 të mëngjesit dhe nëse nuk jeni të uritur, nuk ka problem nëse prisni derisa të ta ndieni urinë. 'Kafjalli do të thotë "thyerje e urisë" dhe nuk ka pse të ketë një kohët caktuar' thotë Steph. 'Studimet tregojnë se një agjërim prej 13 orësh në mënyrë pozitive ndikon në rregullimin e metabolizmit', thotë ajo.

HANI PERIME PËR KAFJALL

'Ajo që zgjidhni të hani ka ndikim të madh në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, ngopjen, kapacitetin e shkrirjes së yndyrave' thotë Steph. Përderisa një enë me perime nuk tingëllon si një kafjall i shijshëm, konsumimi i proteinave cilësore dhe yndyrave të shëndetshme ndihmon, që gjatë ditës mos ta ndieni urinë. 'Përfshini perimet, si dhe proteinat e yndyrat e shëndetshme krijojnë një metabolizëm të fortë'.

MUNDOHUNI TË KENI PESË ORË HAPËSIRË MIDIS SHUJTAVE

Përderisa kjo mund t'ju duket si një përjetësi, pesë orë hapësirë midis shujtave i lejojnë trupit t'i shkrijë yndyrat shujtë pas shujte. 'Konsumimi i shujtave substanciale për të ofruar kontroll të nivelit të sheqerit në gjak dhe ngopje për pesë orë, ofron një mundësi fantastike në shkrirjen e yndyrave shujtë pas shujte dhe vazhdon të zhvillojë metabolizmin e shpejtë', thotë Steph.

DARKA LE TË JETË SHUJTA MË E VOGËL E DITËS

Darka do të duhej të jetë shujta më e vogël e ditës. 'Për ta thjeshtësuar, për shumicën e ushqimit kemi nevojë, kur jemi më së shumti aktivë', thotë Steph. Me rëndësi të kënaqeni me shujta cilësore dhe yndyra të shëndetshme. 

(Kosova Sot)