Këto 10 ushqime mund t'i hani sa të doni dhe nuk shtoni në peshë

  • 20 May 2017 - 15:49
Këto 10 ushqime mund t'i hani sa të doni dhe nuk shtoni në peshë

Edhe pse nuk ekziston ushqim me zero kalori, janë disa me të cilat mund të kënaqeni pa frikë se do të trasheni

Selino - më së shumti dobi nga selino do të keni nëse e konsumoni të freskët. Rreth 95 për qind e tij është ujë, e përmban edhe kalium, fibra dhe vitamina K.

Lakra jeshile - është përplot me aminoacide omega-3 dhe është shumë e lehtë për lukthin. Po ashtu përmban edhe proteina dhe fibra, shkaku i së cilave më gjatë do të jeni të ngopur, transmeton gazeta Kosova Sot.

Boronicat - njihen për faktin se janë të mbushura me antioksidues, më shumë se secili fryt tjetër. Mund t'i hani në sasi të pakufizuar, janë të shijshme në muesli dhe flluska.

Trangujt - më së shumti vlera ushqyese përmbajnë në lëvoren e tyre, por duhet t'i pastroni mirë. Janë përplot me fibra, vitamina A, që janë të shëndetshëm për sytë.

Domatet - glikopeni të cilin mund ta gjeni në domate, ndihmon te sëmundjet kronike, po ashtu domates ia dhuron ngjyrën e kuqe.

Brokoli - më së miri ta konsumoni të përpunuar në avull, sepse nëse e zieni humb vlerat ushqyese. Posedon përbërës kundër kancerit, që shkatërron kemikatet e dëmshme që shkaktojnë sëmundjen.

Pjepri - ka më shumë betakarotinë sesa portokajtë, grejpfruti, pjeshkat dhe mango. Pasi shumicën e saj e përbën uji, përmban vetëm 55 kalori.

Mjedrat - sikur shumë fruta tjerë të malit, janë të pasura me vitamina C si dhe me antioksidues, të njohur me emrin e veçantë bioflavonoide.

Portokajtë - janë të pasur me shumë vitamina, por më së shumi i përmban në atë lëvoren e bardhë që më së shumti e shmangim, e nuk do duhej.

Dredhëzat - pos se janë të shkëlqyeshme për zbardhjen e dhëmbëve, janë të pasura edhe me antioksidues. Janë burim i mirë për kalium dhe fibra, nuk kanë yndyrë, as natrium e as koelsterol. 

(Kosova Sot)