Ja përse është me rëndësi që lajthitë dhe arrat t'i futni në ujë para se t'i hani

  • 25 May 2017 - 15:06
Ja përse është me rëndësi që lajthitë dhe arrat t'i futni në ujë para se t'i hani

Pemët me lëvozhgë të fortë mund të jenë shumë ushqyese si zamër dhe shtesë për shujtë. Por, sikurse dhe bishtajat, ato mund të pengojnë aftësinë e trupit për të absorbuar materiet ushqyese. Për të qenë më të dobishme në ushqim, këto ushqime duhet përdorur duke i futur paraprakisht në ujë. Përmbajnë enzima që vështirë treten dhe kjo është arsyeja përse shkaktojnë telashe me lukthin. Prandaj, duhet vendosur në ujë, në mënyrë që të neutralizohen këto enzima. Ja çfarë ju nevojitet për të krijuar një shujtë të shëndetshme dhe të shijshme: - 4 gota pemë me lëvozhgë të fortë; - 1-2 lugë kripë të parafinuar; - ujë të filtruar, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRGATITJA: Pemët me lëvozhgë të fortë i vendosni në ujë, i shtoni kripën, i hidhni ujin dhe e mbuloni. E lini të qëndrojë minimum 7 orë. Më së miri të qëndrojë gjatë natës. Më pas hiqni kripën dhe lini të thahen. Mund t'i lini në furrë në temperaturën më të ulët. Ja sa kohë është e nevojshme që pemët me lëvozhgë të fortë ose farat të përgatiten: 1. Bademi 12 orë; 2. Arrat 8 orë; 3. Lajthitë 8 orë; 4. Frat e kungullit 7 orë; 5. Frat e lirit 6 orë.

(Kosova Sot)