Hiqni njollat dhe shenjat nga lëkura me këtë krem magjik

  • 29 May 2017 - 15:36
Hiqni njollat dhe shenjat nga lëkura me këtë krem magjik

Njollat janë rezultat i ndalimit të kontinuitetit të lëkurës që shfaqet si pasojë e operacionit, plagëve, të djegurave. Prania e shenjave për dikë paraqet problem estetik dhe kërkon miliona tretmanë për t'u hequr. Por, nëse jeni midis atyre që pëlqejnë tretmanët natyral, atëherë ju ofrojmë recetën për shërim natyral që ofron veti të shumta shëruese, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT: • ¼ e gotës vaj kokosi, • ¼ e gotës vaj ulliri, • 1 lugë mjaltë, • 4 pika vaj natyral të livandës.

PËRGATITJA: Në enën për zierje, shtoni vajin e kokosit, e hidhni në pllakë dhe e kyçni. Kur të jetë shkrirë vaji i kokosit, shtoni përbërësit e tjerë dhe me lugë të drunjtë i përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Pastaj, ndaloni zjarrin dhe nxirrni enën për t'u ftohur. Pastaj e vendosni në frigorifer për rreth 20 minuta. është me rëndësi që këtë krem ta mbani në enë të mbyllur. Dhe kjo është e tëra. Ky është kremi magjik që largon të gjitha shenjat dhe njollat nga lëkura. 

(Kosova Sot)