Mbusheni pjatën me mish dhe mos u brengosni për linjën trupore

  • 29 May 2017 - 18:37
Mbusheni pjatën me mish dhe mos u brengosni për linjën trupore

Dieta me mish, e njohur ndryshe edhe si dieta e mjekut Atkins, nënkupton konsumimin e ushqimeve që përmbajnë shumë proteina. Me këtë meny, për një muaj mund të humbni deri 10 kilogramë. Regjimi është strikt, sepse gjatë kësaj diete nuk mund të hani karbohidrate, kështu që zgjedhja e ushqimeve është shumë e kufizuar. Nuk sugjerohet konsumimi i pemëve dhe lëngjeve të pemëve, bukë, makarona, bishtaja si dhe qumësht as prodhime të qumështit. Shkaku i mungesës së disa mineraleve dhe vitaminave, si shtesë, me ushqim duhet të merrni disa suplemente. Gjatë kësaj diete mund të hani mish dhe peshk. Nga perimet sugjerohen bishtaja, lakër jeshile, spinaq, rrepkë, patëllxhan, karotë, presh, si dhe kërpudha. Pos mishit, hani edhe vezë, sidomos për kafjall. Me rëndësi t'i hani të tri shujtat, pa anashkaluar asnjë. Mos pini lëngje të gazuara as të ëmbëltuara. Dietën me mish mos e aplikoni më gjatë se një muaj.

SHEMBULLI I MENYSË:

DITA E PARË: Kafjalli: Omëletë me domate dhe proshutë, 1 kafe pa sheqer. Dreka: Pulë e pjekur dhe sallatë sipas dëshirës. Darka: Salsiçe dhe sallatë të gjelbër. DITA E DYTË: Kafjalli: Ton në konservë, vezë të zier. Dreka: Mish viçi të pjekur në salcë me perime dhe lakër jeshile të zier. Darka: Omëletë me kërpudha, sallatë sipas dëshirës. DITA E TRETË: Kafjalli: Ajkë dhe një rriskë bukë. Dreka: Brinjë viçi dhe sallatë me tranguj me ajkë. Darka: Sallatë me mish pule me majonezë, mustardë dhe selino. 

(Kosova Sot)