Shëroni infeksionet e traktit urinar me këto ilaçe shtëpiake

  • 29 May 2017 - 20:45
Shëroni infeksionet e traktit urinar me këto ilaçe shtëpiake

A vuani nga infeksionet e traktit urinar? Duke i konsumuar këto ilaçe natyrale, mund të ndihmoni në lehtësimin e simptomave

ÇAJI NGA ANANASI

Çaji nga ananasi përkrah pastrimin e traktit urinar. Përbërësi i tij bromelaina ka efekte kundër baktereve dhe inflamacioneve Përbërësit: 2 rriska ananasi 2 gota ujë (500 ml) Udhëzimet: Preni rriskat e ananasit në pjesë dhe i vendosni në enë me dy gota me ujë. I vloni për 8 deri 10 minuta, më pas i hiqni. Prisni derisa të ftohet, e pini dy herë në ditë.

Image

 

ÇAJI ME SELINO

Çaji nga selino është pije e pasur me antioksidues dhe përbërës kundër inflamacioneve. Përbërësit: 1 kërcell selino 1 gotë me ujë (250 ml) Udhëzimet: Ngrohni ujin. Kur të vlojë, shtoni kërcellin e selinos, të cilin paraprakisht e keni larë dhe copëtuar. Prisni çajin të ftohet për 10 minuta, më pas e pini. Pini 3 gota në ditë.

Image

 

ÇAJI ME SHAFRAN

Shafrani përmban pigmentin e fuqishëm kurkuminë. Kjo i jep ngjyrën, efektin kundër inflamacioneve dhe prej një antibiotiku. Përbërësit: 1 lugë pluhur shafrani (5 gr) 1 gotë ujë (250 ml) Mjaltë Udhëzimet: Shafranin e shtoni në gotën me ujë të vluar dhe e lini përzierjen të pushojë për 5 deri 10 minuta. Pas kësaj, e ëmbëltoni me mjaltë dhe e pini. Konsumoni 2 gota në ditë.

Image

 

HUDHËR ME MJALTË

Hudhra dhe mjalti janë pjesë e antibiotikëve natyralë, që mund të ndalojnë lloje të ndryshme të infeksioneve. Përbërësit: 1 thelb hudhre 2 lugë mjaltë (50 g) Udhëzimet: Shtypeni hudhrën dhe përzieni me dy lugët e mjaltit. Pastën e formuar e konsumoni në stomak të thatë.

Image
Image

 

LËNGU ME QEPË

Përbërësit e sulfurit në qepë janë përbërës të fuqishëm, që ndihmojnë në pastrimin e traktit urinar. Përbërësit: 1 qepë ¼ e gotës ujë (62 ml) 2 lugë mjaltë (50 g) Udhëzimet: Së pari, të gjithë përbërësit i vendosni në blender. Pastaj, i përzieni derisa të fitoni një lëng. Porcionin e ndani në tri pjesë për ta konsumuar gjatë ditës.