Aleatët e bukurisë nga natyra

  • 30 May 2017 - 08:45
Aleatët e bukurisë nga natyra

Nuk duhet të jeni ekspertë bukurie për ta kuptuar se lëkurës nuk i shkon për shtati temperatura e lartë. Nutricistët japin listën e ushqimeve që lëkurën tuaj e bëjnë shumë më të mirë për shtatë ditë, nëse i konsumoni rregullisht, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

ANANASI Bën që lëkura juaj të duket më e mahnitshme dhe të jetë më elastike. Ananasi e përmirëson tretjen, zbut inflamacionet dhe pastron organizmin nga helmet, e po ashtu ndikon edhe në formimin e kolagjenit. 

Image

LIMONI E dini fare mirë se sa shëndet është ta filloni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon, që është detoksikimi më i mirë. Vazhdoni me konsumimin e limonit edhe gjatë ditës, shtrydheni sipër sallatës apo në lëngun e gjelbër. 

Image

PATATJA E ËMBËL Betakarotina i jep freskinë lëkurës. Kombinimi i vitaminave A dhe C i jep shkëlqimin, e vetitë e limonit ndikojnë edhe në rritjen e thonjve dhe në rritjen e flokut. 

Image

FIKU Farat e imëta të kësaj peme janë përplot me veti ushqyese, të cilat e pastrojnë organizmin, dhe para së gjithash, lëkurës i ofrojnë shkëlqimin nga brenda, e më pas edhe nga jashtë. 

Image

SPINAQI Është përplot me vitaminë A, që përtërin lëkurën, por edhe qimen e flokut. Mund ta konsumoni si shujtë, por edhe ta shtoni si përbërës në "smoothie".

Image

HURMAT Janë të pasura me fibra, por edhe me bakër, i cili e absorbon hekurin dhe formon kolagjenin në rruazat e kuqe të gjakut. Është alternativë për sheqer në pjekje dhe në zierje. 

(Kosova Sot)