Ku jeni trashur dhe ja zgjidhja e problemit?

  • 30 May 2017 - 13:49
Ku jeni trashur dhe ja zgjidhja e problemit?

Derisa shumica e njerëzve e kanë pikë të dobët barkun e dhjamosur me lëkurë të fortë, femrat më së shpeshti kanë probleme me dhjamin në kofshë. Por, secili lloj i yndyrës flet për shëndetin dhe shprehitë në ushqim. Edhe pse ndërtimi i trupit shkaktohet nga gjenet, radhitja e yndyrave po ashtu flet më shumë për shëndetin sesa që mendojmë, transmeton gazeta Kosova Sot.

DHJAMI NË STOMAK

Stomaku është hapësira problematike nëse ai duket i trashë dhe i fryrë, e te secila mbipeshë në fillim dallohet barku i madh. Shkaktar i grumbullimit të yndyrave aty është më shumë stresi. Ekspozimi ndaj stresit shton aktivitetet e hormonit kortizol, e dhjami në abdomen ka shumë receptorë për kortizol sesa secili lloj tjetër i yndyrës në trup. Zgjidhja: Lajm i mirë se për heqjen e yndyrave nga stomaku nuk duhet të ushtroni tepër, sepse ushtrimet intensive forcojnë prodhimin e kortizolit. Ushtrimet e qeta si shëtitjet, joga, e sulmojnë dhjamin në stomak dhe pakësojnë stresin. Buka e bardhë, makaronat, ëmbëlsirat, agrumet dhe alkooli e fryjnë stomakun dhe ushqejnë bakteret e zorrëve, hani sa më pak. Proteinat nga mishi i pulës, peshkut, perimet e gjelbra dhe patatet, ullinjtë dhe panxhari absorbojnë sheqerin nëpër zorrë dhe stimulojnë tretjen.

DHJAMI NË SHPINË

Dhjami që grumbullohet në shpinë më e shpeshtë është te femrat, e cila vërehet si pasojë e "prerjes" së lëkurës në shpinë. Po ashtu, njerëzit e prirë për yndyrë nga shpinë mund të dallojnë grumbullimin e dhjamit te sqetullat. Një grumbullim i tillë i yndyrave flet se trupi me vështirë i tretë karbohidratet. Zgjidhja: Reduktimi maksimal i karbohidrateve dhe zëvendësimi i miellit të bardhë me atë nga kokrra e grurit ndihmon në zvogëlimin e dhjamit. Zgjedhje e mirë është edhe kombinimi i drithërave me jogurt. Nëse hani karbohidrate, duhet të janë të parafinuara, e ushqimin duhet bazuar në perime. Ushtrimet e lehta dhe pak intensive nuk kanë efekt, por janë ato me intensitet të lartë.

DHJAMI NË DUAR

Grumbullimi i dhjamit te bërrylat dhe duart e buta që i dalloni janë tregues se duart i keni hapësirë problematike. Nëse me vështirësi mund ta zvogëloni masën e duarve tuaja, e ato janë të parat ku dalloni mbipeshën, atëherë shkasi i problemit tuaj janë helmet e grumbulluara. Njerëzit që kanë sasi të madhe të bisfenolit A në organizëm, janë të prirë për t'ju grumbulluar dhjami në duar. Zgjidhja: Në vend të shisheve dhe gotave prej plastikes, përdorni enë prej qelqit apo materialit tjetër. Zgjedhje e shkëlqyeshme për eliminimin e dhjamit nga duart është ushtrimi "Bikram yoga", që përfshin ushtrimin në hapësirat me lagështi të madhe të ajrit dhe temperaturë. Kjo metodë e përshpejton djersitjen, e me këtë eliminon helmet nga trupi.

FAQET E FRYRA

Nëse keni fytyrë të rrumbullakët dhe shenjat e para të mbipeshës ju shfaqen në fytyrë, shkasi kryesor është mbajtja e ujit. Përcjellës i shpeshtë i yndyrave në fytyrë është edhe ajo në qafë, e shkaktari është alkooli. Zgjidhja: Pakësoni konsumimin e alkoolit dhe përmirësoni qarkullimin e gjakut në ato hapësira me lëvizje të buta, disa herë brenda ditës. Filloni nga hunda dhe bëni masazh nga jashtë në drejtim të veshëve. 

(Kosova Sot)