Humbni në peshë me selino

  • 19 June 2017 - 17:13
Humbni në peshë me selino

Selino është perime, që mund të përdoret për qëllime të ndryshme. Mund ta kombinoni me shumë ushqime të tjera dhe të përgatitet në mënyra të ndryshme. Është i pasur me vitamina, minerale, fibra dhe disa kalori. Selino ka aromë dhe shije të bukur, si dhe ndihmon te humbja në peshë. Përmban vetëm 16 kalori në 100 gramë, prandaj rekomandohet për dieta të ndryshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

VETITË E SELINOS PËR HUMBJE NË PESHË

Selino është një nga perimet që tretet më së lehti dhe është perime me veti pozitive për shëndetin: përmban 95 për qind ujë, pastron dhe hidraton trupi, duke eliminuar toksinat dhe mbajtjen e lëngjeve në trup. Disa nga vetitë e selino: • Përmban vajra esenciale me aftësi pastruese dhe prej diuretikut. • Ngopë organizmin. • Posedon veti kundër baktereve, eliminon infeksionet dhe helmet. • Përmirson punën e veshkave. • Përmban kalium dhe sodium, si dhe vitamina B1, B2 dhe B6, bazë për flokë, lëkurë dhe kujdes për sytë.

PËR MËNGJES, LËNGU ME SELINO, ANANAS DHE TRANGULL

Përbërësit: • Dy ose tre kërcej selino • Gjysmë trangulli • Dy rriska ananasi • Një lugë tërshërë Udhëzimet: Filloni duke pastruar prodhimet, preni trangullin në pjesë, qëroni ananasin dhe preni selinon. Shtoni tërshërën dhe i përzien mirë derisa të formohet një lëng. Mund t'ia shtoni një lugë mjaltë dhe një gotë ujë.

PËR DREKË, SUPË ME SELINO PËR HUMBJE NË PESHË

Mund ta konsumoni këtë supë tri herë në javë. Pastron, ngop dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrave. Përbërësit: • 6 kërcej selino • 1 lugë vaj ulliri • 1 qepë • Pak piper • 1 lugë miell misri • 1 litër ujë • 1 gjethe dafine Udhëzimet: Pastroni selinon dhe qepën, i copëtoni në pjesë të vogla. Hidhni pak vaj ulliri në enë, shtoni selinon dhe qepën. Shtoni ujin dhe gjethen e dafinës. Kur të fillojë të vlojë, shtoni miellin e misrit. Përzieni vazhdimisht. Në fund hiqni gjethen e dafinës dhe shtoni piperin. Përzieni gjithçka.

PARA DARKËS - LËNGU ME SELINO DHE KIVI

Pije e përsosur për ta konsumuar para darkës. Ofron ndjenjën e ngopjes dhe nuk do të ndieni nevojën për të konsumuar edhe më shumë ushqime. Ofron nutriente dhe minerale, si dhe vitamina C dhe fibra. Janë përbërës të përsosur për të eliminuar lëngjet e mbetura dhe më shumë. Ka shije të këndshme. Përbërësit: • Dy kivi • Tre kërcej selino • Pak majdanoz • Dy portokaj Udhëzimet: • Qëroni kivit dhe i preni në pjesë të vogla. • Copëtoni majdanozin dhe preni selinon në pjesë të vogla. • Shtrydhni lëngun e portokajve. • Shtoni përbërësit në blender dhe përzieni. Mund të shtoni pak mjaltë. Ky lëng ofron nutriente esenciale, që janë të përsosur për t'i konsumuar 15 minuta para darkës. 

(Kosova Sot)