Luftoni gastritin me këtë ilaç natyral

  • 22 June 2017 - 21:14
Luftoni gastritin me këtë ilaç natyral

S tomaku i njeriut është i lidhur me një shtresë të qelizave të njohura si mukoza gastrite. Funksionimi i tyre është që ta mbrojnë atë nga dëmtimet prej lëngjeve gastrite. Ky agjent mbrojtës i del në rrugë formimit të ulcerave. Nëse u ekspozohet faktorëve të caktuar, irritohet. Nëse kjo gjendje nuk kontrollohet mund të shndërrohet në diçka që njihet si gastriti. Kjo sëmundje që ka të bëjë me sistemin tretës është më e përhapura në botë. Karakterizohet me djegie në majë të stomakut. Pasojnë gazrat dhe fryrjet më pas. Shërimi kërkon ndryshim drastik në ushqim. Për fat të mirë, pos ilaçeve, janë edhe disa ilaçe popullore që përmirësojnë sistemin e tretjes , transmeton gazeta Kosova Sot.

VETITË SHËRUESE TË XHELIT NGA ALOE VERA

Xheli nga aloe vera është përbërës shumë popullor. Është vlerësuar nëpër histori falë vlerave të veta. Është i pasur me shumë antioksidues, vitamina dhe minerale. Kjo i jep veti të forta kundër inflamacioneve dhe kundër mikrobeve. Duke e konsumuar do ta përmirësoni sistemin e tretjes dhe ka efekt prej laksativi.

VETITË SHËRUESE TË MJALTIT

Kurdo që është organik, mjalti është ushqim i kompletuar. Është i mbushur me tonelata nutrient esencial. Ka vlerë energjike dhe pa fuqinë që të përdoret në shumë mënyra. Disa nga këto kanë të bëjnë me shëndetin dhe bukurinë. Përmban sasi të madhe të glukozës dhe fruktozës. Janë dy lloje të sheqernave natyrale, që me lehtësi absorbohen në zorrë. Posedon fibra dhe enzima natyrale. Kështu ndihmojnë në tretje dhe kontrollimin e inflamacioneve. Përbërësit e mjaltit kontrollojnë simptomat e gastritit. Mjalti, sipas ekspertëve, ka aftësinë në ngadalësimin dhe parandalimin e rritjes së baktereve. Përbërësi për ilaçin natyral që lufton gastritin: 2 gota ujë 1/4 e gotës xhel aloe vera 2 lugë mjaltë organik

UDHËZIMET:

Nxirrni xhelin nga një gjethe aloe vera. E vendosni në blender bashkë me mjaltin dhe ujin. Përzieni gjithçka për disa sekonda derisa të zbuten. Si ta konsumoni: Pasi të keni ndier shenjat e para të gastritit, e derdhni këtë lëng në një gotë dhe e konsumoni. E konsumoni sipas nevojës, deri dy herë në ditë. Shmangni të merrni më shumë se sa që është e rekomanduar. Kjo për faktin se efekti i tij prej një laksativi mund të shkaktojë efekte të padëshiruara anësore. 

(Kosova Sot)