Nëse dëshironi të jeni të forta dhe vitale, konsumoni një kafjall si ky

  • 22 June 2017 - 22:29
Nëse dëshironi të jeni të forta dhe vitale, konsumoni një kafjall si ky

Nëse dëshironi të hiqni disa nga kilogramët tuaj, e që më këtë rast edhe të mbeteni të forta dhe të shëndetshme, ekspertët sugjerojnë, që çdo mëngjes të konsumoni ushqime cilësore. Proshutë, bukë të thekur, djathë, jogurt dhe ushqime tjera që zakonisht i shmangim, sepse duam të humbin në peshë, janë të dëshirueshme gjatë dietës, por vetëm në orët e mëngjesit. Nutricistët këshillojnë që shujtën e mëngjesit ta përfundoni me ndonjë ëmbëlsirë si pak çokollatë, ëmbëlsirë apo petull me xhem. Ky ushqim e shpejton metabolizmin, e kështu deri në drekë nuk do ta ndjeni urinë MST/ Propozimi i parë për kafjall: Fërgoni proshutën dhe e përzieni me dy vezë të ziera. Më pas e shërbeni me një rrikë djathë, bukë të thekur sallatë nga domatet dhe rukola. Kafjallin ta përfundoni me një rriskë çokollatë apo me ëmbëlsirën tuaj të preferuar. PROPOZIMI I DYTË PËR KAFJALL: Shujtën pasurojeni me një lugë gjalpë, disa pjesë kaçkavall dhe disa pjesë proshutë të fërguara në tigan. Konsumoni edhe jogurt me yndyrë apo kos. 

(Kosova Sot)