Mënyra më e shpejtë për të djegur dhjamin? Ky ushtrim i provuar shkencërisht ju ndihmon

  • 23 June 2017 - 11:12
Mënyra më e shpejtë për të djegur dhjamin? Ky ushtrim i provuar shkencërisht ju ndihmon

Përmirësoni shëndetin e zemrës, digjni kaloritë dhe maksimizoni rënien në peshë për vetëm 4 minuta. Seriozisht! Po, si? Me Tabata – ushtrimi me intensitet të lartë që është provuar se ju rikthen shumë shpejtë në formë.

Tabata nuk është tamam një “ushtrim”, por një metodë si të stërviteni. Është 20 sekonda stërvitje intensive (sa më shpejtë dhe sa më intensivisht të mundeni) me 10 sekonda pushim, e përsëritur 8 herë për 4 minuta.

Dr. Izumi Tabata është njeriu që fshihet pas këtij stili stërvitjeje. Studime të ndryshme kanë vërtetuar efikasitetin e ushtrimeve të tij për rënien në peshë dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular (me fjalë të tjera, si të jeni më të shëndetshëm dhe të qëndroni në formë njëkohësisht).

Image

Lëvizjet i zgjidhni vetë – mund të bëni dy lëvizje të thjeshta, si squat dhe push­up, për shembull), ose mund t’i kombinoni me lëvizje të ndryshme. Është e vërtetuar shkencërisht se ky ushtrim është mënyra më e mirë për të humbur peshë shpejtë – në një mënyrë të shëndetshme.

Ai ju ndihmon të digjni kaloritë dhe dhjamin në bark duke nxitur trupin të përdorë për energji rezervat e dhjamit.

Provoni sesionin 20­minutësh, 30 ose 40, nëse doni të stërviteni më shumë. Do të vazhdojë formati 20 sekonda stërvitje, 10 minuta pushim, vetëm se me disa përsëritje më shumë. Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme. 

(Kosova Sot)