PESHKU ZBUT SIMPTOMAT E ARTRITIT REUMATOID
Hulumtimi në Harvard tregon se si konsumimi i rregullt i mishit të peshkut lidhet me zbutjen e simptomave të artritit reumatoid. Përmirësim i gjendjes ishte vërejtur te personat që mishin e peshkut e kishin konsumuar së paku dy herë në javë. Në studim ishin përdorur të dhënat prej 176 personave. Artriti reumatoid është sëmundje kronike, inflamacion i indit lidhës.
(Kosova Sot)